Pas katër humbjeve radhazi, Guild Eagles tani në seri prej dy fitoreve - NACIONALE

Pas katër humbjeve radhazi, Guild Eagles tani në seri prej dy fitoreve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Bad News Eagles, tani me emrin e ri Guild Eagles, nuk e filluan mirë aventurën në organizatën britanike, duke pësuar katër humbje radhazi, por tani janë kthyer te fitoret, ku pasi mposhten dje ekipin serb Miracle, sot kanë dominuar ndaj organizatës suedeze, Godsent, për ta çuar rekordin e tyre në dy fitore në turneun Yalla Compass Fall 2023.

Guild Eagles sot tregoi një nga paraqitjet më të mira në kohët e fundit, duke fituar 2:0 në 'Maps', fillimisht në Mirage që u zgjodh nga ata, e pastaj edhe në Ancient, në vendin e preferuar të skuadrës suedeze.

Në Mirage, Guild Eagles e filloi shumë mirë, ku si 'Terrorist' fituan tetë pikë, kundër katër të Godsent, e pastaj në pjesën e dytë si 'Counter Terrorist' fituan 5:4, për ta përmbyllur me rezultat të përgjithshëm 13:10.

Shumë më lehtë fituan në Ancient, mapa e zgjedhur nga suedezët. Edhe pse Godsent e filloi mirë pjesën e parë, duke e mbyllur me rezultat 7:5, ata në pjesën e dytë morën veç një pikë, kundër tetë të Guild Eagles, për rezultatin përfundimtar 13:8.

Më i dalluari te skuadra kosovare ishte Flatron 'juanflatroo' Halimi me 40 eliminime apo i vlerësuar me 1.33. Ndikim të madh në këtë fitore pati edhe Rigon 'rigoN' Gashi që bëri 39 vcrasje apo i vlerësuar me notë 1.29.

Tani me këtë fitore, Guild Eagles në Yalla Compass Fall 2023, ka rekord prej dy fitoreve dhe asnjë humbje, ku në takimin e radhës e pret një nga skuadrat me të njëjtin rekord.

Kujtojmë se vendi i parë nga ky turne, përveç që fiton 12,500 dollarë, do të kualifikohet në turneun e madh që mbahet në Arabinë Saudite, me emrin Yalla Compass 2024, ku do të shpërndahen çmime prej 400 mijë euro.

Lajme të ngjashme