Guild Eagles shijojnë fitoren e parë, mposhtin ekipin serb Miracles - NACIONALE

Guild Eagles shijojnë fitoren e parë, mposhtin ekipin serb Miracles

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Guild Eagles (ish Bad News Eagles) kanë shijuar fitoren e parë që kur morën organizatë, atë ndaj ekipit serb Miracles.

Si gjithnjë, djemtë kosovarë s’e kishin fare problem ndaj serbëve duke triumfuar lehtësisht në dy mape.

Fillimisht, në “De_Ancient), GNE u tregua shumë herë më e mirë për të fituar me rezultat të thellë 13:3.

Ndërsa, këtë ritëm e mbajtën edhe në “De_Anubis” duke fituar me rezultat 13:5.

Kjo ndeshje është në kuadër të turneut “RES Adriatic”, ku GNE synon ta fitojë sërish për ta siguruar “biletën” për në EPL S19 EU Conference, pra nëse e fiton pastaj edhe këtë turne do të marrin pjesë në Pro League, që është synimi i madh në dy vitet e fundit.

Në ndeshjen e radhës, pra si lloj çerekfinale, GNE do të përballet me ekipin shqiptar “The Suspect”.

Lajme të ngjashme