Pas huazimit të suksesshëm, Arsenali e blen David Rayan nga Brentfordi - NACIONALE

Pas huazimit të suksesshëm, Arsenali e blen David Rayan nga Brentfordi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka kompletuar transferimin e David Rayas nga Brentfordi, pasi portieri spanjoll kaloi një sezon fantastik në huazim te Topçinjtë.

Topçinjtë kanë njoftuar zyrtarisht transferimin e përhershëm të Rayas, pasi e kishin në huazim nga Brentford për sezonin 2023/24. Gjatë asaj kohe, spanjolli fitoi çmimin 'Doreza e Artë', pasi mbajti të paprekur portën në 16 raste në Premierligë. Ai tani ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.

Sipas raportimeve, Raya ka kushtuar 30 milionë funte (38 milionë dollarë) dhe do të konkurrojë sërish me Aaron Ramsdale për të qenë numri 1 i Mikel Artetës. Spanjolli ishte fituesi i padiskutueshëm i atij kompeticioni këtë sezon, pasi luajti 32 herë në ligë.

David Raya Arsenal 2023-24

Raya tha për faqen zyrtare të Arsenalit: “Pas një viti në huazim si Topçi, më në fund mund të them se jam lojtar i Arsenalit për vitet e ardhshme. Jam i emocionuar të shoh se çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua, por gjithmonë jetoj dhe shijoj të tashmen. Është një ëndërr e realizuar të jem këtu dhe dua t'ju falënderoj për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë vitit të kaluar.”

David Raya Arsenal Porto 2023-24

Raya aktualisht është në EURO 2024 me Spanjën. Ata janë në veprim të premten kundër mikpritësit Gjermanisë, në çerekfinale, por që portieri i Arsenalit nuk pritet të jetë nga fillimi, pasi Unai Simon ka startuar në tre prej katër ndeshjeve.

Lajme të ngjashme