Pas Dritës, edhe Trepça ’89 del haptazi kundër FFK-së: Draft-Statuti ka shkelje serioze - NACIONALE

Pas Dritës, edhe Trepça ’89 del haptazi kundër FFK-së: Draft-Statuti ka shkelje serioze

1 javë më parë

nga NACIONALE

Trepça ’89 i është bashkuar Dritës në kundërshtimin e Draft-Statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili pritet të miratohet të premten, duke bërë thirrje që ai të mos votohet për shkak të disa shkeljeve ligjore dhe statutore në përmbajtje.

Klubi mitrovicas është i dyti nga Superliga që del haptazi kundër përpjekjeve të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për ta ndryshuar Statutin e federatës në favor të vetin të premten më 27 janar.

Klubi jonë KF Trepça’89 me kujdes të veçantë ka analizuar Draft Statutin e FFK-së i cili pritet të jetë në rend dite në kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 27.01.2023”, thuhet në një reagim të klubit mitrovicas në Facebook.

Duam që përmes kësaj komunikate të njoftojmë gjithë komunitetin futbolldashës se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga juristët e klubit tonë andaj ju ftojmë që të jeni të vetëdijshëm se çka do të votoni!”

Në Draft-Statutin e përgatitur javë më parë janë parë disa shkelje dhe favorizime të dukshme ndaj presidentit. Po ashtu, edhe Kuvendi i Jashtëzakonshëm i thirrur për miratimin e tij nuk është bërë në përputhje me Statutin në fuqi të federatës.

Ky Draft-Statut e amniston Agim Ademin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nga Kodi i vet i Etikës për katër vitet e ardhshme.

Me përjashtim të nenit 39 paragrafi 2 dhe nenit 59 paragrafit 6 të këtij Statuti, kërkesa për t’iu nënshtruar kontrollit të përshtatshmërisë dhe integritetit nuk zbatohet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke përfshirë presidentin e FFK-së dhe anëtarët e komisioneve të pavarura të cilat janë në funksion në momentin e miratimit të këtij Statuti, por respektohen për cilindo kandidat për pozitë në Komitetin Ekzekutiv, përshirë për president të FFK-së dhe anëtarë të komisioneve të pavarura, pas miratimit të këtij Statuti”, thuhet në pikën 7 të nenit 88 të Draft-Statutit.

Po ashtu, nëse ky Statut miratohet, atëherë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv do t’iu shtohen jashtëligjshëm dy vite në mandatin tyre.

Ata u zgjodhën më 2020, por Statuti i ri ua mundëson atyre të qëndrojnë në pozitë deri më 2026, pavarësisht se mandati është katërvjeçar.

Për më tepër, me Statutin e ri, FFK-ja synon që t’ua shlyejë presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv mandatet e kaluara në vitin 2026, kur përfundon mandati i tretë i tyre, që nënkupton se ata do të mundë të zgjidhën përsëri edhe për tri mandate të tjera pas vitit 2026.

Nuk ka vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Draft Statuti komfor Ligji të Sporti neni 30.1(Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre), vendimi nuk është i publikuar në uebsajtin e FFK-së dhe delegate e Kuvendit nuk janë të njoftuar për themelimin dhe përbërjen e këtij Komisionit.

Draft Statuti është në kundërshtim të plotë me Statutin Aktual neni 29.6 (Propozimi për amandamentim të Statutit duhet të bëhet nga anëtarët e FFK-së e mbështetur nga së paku 20 delegatë të Kuvendit të FFK-së dhe duhet të parashtrohet në afatin e paraparë kohor (20 ditë para mbajtjes së Kuvendit) dhe neni 62.

Draft Statuti i propozuar nga FFK iu dorëzua klubeve më datën 17.01.2023, 10 ditë para Kuvendit që është në kundërshtim me nenin 29.6 dhe neni 62 Ndryshimi i Statutit.

Lajme të ngjashme