Paris Saint-Germaini e shkatërron Montpellierin, Barcola i pandalshëm - NACIONALE

Paris Saint-Germaini e shkatërron Montpellierin, Barcola i pandalshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, e ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0 Montpellierin, kështu duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve të para me 10 gola të shënuar e një të pranuar në total.

Skuadra e Luis Enriques ishte dominuese në çdo repart, me Bradley Barcolan që shkëlqeu në këtë përballje me dy golësh.

Sulmuesi yll i Francës e hapi serinë e golave në minutën e katërt, kur shënoi për 1:0.

Marco Asensio dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Barcola shënoi golin e parë edhe në pjesën e dytë, kësaj radhe e përfundoi lehtësisht aksionin në minutën e 53-të, pas asistimit të Dembeles.

Achraf Hakimi shënoi për 4:0 në minutën e 58-të, kur u asistua nga Nuno Mendes.

Vetëm dy minuta më vonë, Zaire-Emery e thelloi rezultatin në 5:0, pas një driblimi fantastik që bëri fillimisht.

Për rezultatin përfundimtar 6:0 shënoi Lee Kang-In, me një goditje nga distanca, që la të shtangur portierin.

PSG tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, duke bërë një nisje shumë të mirë në detyrën për ta mbrojtur titullin kampion në Francë.

Lajme të ngjashme