Paraqitje e shkëlqyeshme e Vedat Muriqit: Gol dhe asist në fitoren ndaj Villarrealit - NACIONALE

Paraqitje e shkëlqyeshme e Vedat Muriqit: Gol dhe asist në fitoren ndaj Villarrealit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mallorca ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Villarreal, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Mallorca triumfoi me rezultat 0:2, sfidë ku padyshim lojtari i ndeshjes ishte Vedat Muriqi që gëzoi tërë tifozët me një paraqitje mbresëlënëse.

Fillimisht, Vedat Muriqi realizoi në portën e vendasve pas një asistimi të bukur të Giovanni Alessandro Gonzalez, goditje kjo që u devijua dhe në fund përfundoi në rrjetë (32').

Mallorca ishte më e mirë në këtë pjesë dhe e mbylli në epërsi minimale falë golit të kosovarit.

Pjesa e dytë ishte shumë më e baraspeshuar, me sfidën që u zhvillua më shumë në mesfushë, ku dy skuadrat provonin ndërtimin e aksioneve.

Sidoqoftë, zhvillohej minuta e 76-të, ku Muriqi doli sërish në skenë duke gjetur për mrekulli Amath Ndiaye i cili me një goditje të bukur brenda zonës realizoi për 0:2 - VIDEO.

Villarreal pastaj provoi për një "mrekulli", por mbrojtja mysafire ishte gjithmonë në vendin e duhur.

Kështu, Mallorca merr një fitore të madhe duke u ngritur në pozitën e 12-të me 16 pikë, derisa Villarreal renditët në pozitën e tetë me 18 sosh.

Vedat Muriqi në anën tjetër është golashënuesi i katërt në La Liga me shtatë gola, me Robert Leëandoëskin e Barcelonës që mbetet në krye me 13 sosh.

Në xhiron e radhës, Mallorca e Muriqit do ta mirëpret Atletico Madridin, derisa Villarreal do të ketë punë me Espanyolin.

Lajme të ngjashme