Paraqitje e dobët e Ballkanit, pëson humbje në shtëpi ndaj Astanës - NACIONALE

Paraqitje e dobët e Ballkanit, pëson humbje në shtëpi ndaj Astanës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të saj në kohët e fundit, duke pësuar humbje në shtëpi 2:1 nga një kundërshtar si Astana, që mbi të gjitha fitoi me paraqitje aspak të mirë.

‘Xhebrailat’ nuk zhvilluan lojën e tyre, me të cilën jemi mësuar ta shohim në kohët e fundit, duke bërë shumë gabime në vijën e fundit të mbrojtjes, pastaj gabime në pasime, e probleme në ndërtimin e mirëfillte të aksioneve përpara, me vetëm Almir Kryeziun që ishte një kërcënim gjatë gjithë kohës me depërtimin e tij të rrezikshme.

Mysafirët shpejt dolën në epërsi. Një pakujdesi në mbrojtje dhe Hovhannisyan shënoi në minutën e tetë për 1:0, fal edhe një intervenimi të dobët nga Enea Koliçi në portë.

Këtu reagimi i Kampionit të Kosovës ishte i shpejtë, pasi menjëherë në aksionin vijues Kryeziu depërtoi mirë për të harkuar në zonë, nga ku kapiteni Edvin Kuc shënoi shumë bukur nga një distancë me kokë, për të barazuar në 1:1.

Por loja Ballkani vazhdoi me gabime të shumta, që kushtuan me pësimin e golin të dytë. Një goditje nga këndi në minutën e 23-të dhe më i larti në zonë ishte Beysebekov që mposhti Koliçin për 2:1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta Ballkani zhvilloi ndeshje paksa më të mirë, duke tentuar të kthehej në lojë përsëri, por disa raste të mira nuk u shfrytëzuan e disa të tjera u ndalën nga portieri kroat i mysafirëve.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat dhe kështu Astana mori fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës në këtë sezon, dhe tani situata bëhet më e vështirë për kualifikimin, duke barë se të gjitha skuadrat janë pothuajse njëjtë me pikë, me ndeshjen tjetër që zhvillohet më vonë ndërmjet Viktoria Plzen e Dinamo Zagreb.

Lajme të ngjashme