Paralajmërohen dënime brutale për futbollin shqiptar nga UEFA, për shkak të Dukës
Futbolli shqiptar po përballet me një periudhë të zezë, ndoshta më të rëndën ndonjëherë, nëse raporti nga RTSH Sport, është për t'u besuar.
Zgjedhjet e fundit në FSHF nuk janë regjistruar ende, pavarësisht se Duka fitoi 100% të votave nga Superiorja.
Numri 1 i institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri vazhdon të jetë i pezulluar, pas vendimit të Gjykatës së Apelit ditë më parë.
Mirëpo, UEFA, nuk e ka ndërmend të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre eventeve kontraverse në futbollin shqiptar.
Finalja e Ligës së Konferencës pritet të zhvendoshet, nga Tirana, në Athinë, por kjo nuk është as për së afërmi aq e rëndë sa ajo që po planifikohet.
Sipas RTSH Sport, Kombëtarja shqiptare pritet ta humb të drejtën e ndeshjeve zyrtare për një dekadë.
Pra, "kuqezinjtë" nuk do të kenë të drejtë të luajnë në ndeshje kualifikuese të Kampionateve Evropiane dhe Botërore për plot dhjetë vite.
Veç kësaj, klubeve shqiptare gjithashtu pritet t'u ndalohet, poashtu për dhjetë vite, që të marrin pjesë në gara kualifikuese evropiane.
Ndërkohë, RTSH i ka dalë në mbrojtje Dukës, duke kritikuar gjykatat shqiptare, të cilat - sipas këtij mediumi - janë "kukulla" që i përdorë shteti.
Duka nuk mund të futet as në zyren e tij, pas vendimit të gjykatës
Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku nuk mund të ushtrojnë në asnjë mënyrë profesionet e tyre, e kjo nënkupton se ata nuk mund të futen as në zyret e tyre.
Dhe kështu do të jetë, të paktën, për 90 ditët e ardhshme, periudhë gjatë të cilës FSHF do të punojë pa president dhe sekretar të përgjithshëm.
Në situatë të tillë, sipas statutit të federatës, kompetencat i shkojnë zv.presidentit të parë, i cili ende është e paqartë se kush do të jetë.