“Paqe” mes rivalëve të urryer anglez
Është mbyllur pa gola derbi më i zjarrtë anglez, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
“Reds” ishin shumë herë më të mirë se “Djajtë e Kuq”, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0:0.
Liverpool ishte agresive nga minuta e parë, duke tentuar me Nunez dhe Mo Salah që s’arritën t’i finalizojnë goditjet brenda zonoës.
Virgil van Dijk gjithashtu kishte një rast të artë shënimi por që Onana bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin.
Liverpool ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, me Alexander-Arnold që tentoi nga afërsia pas pasimit të bukur të Salah por sërish larg finalizimit.
Rasti më i mirë për skuadrën mysafire ndoshta ishte i Rasmus Hojlund, që dribloi për mrekulli dhe goditi nga afërsia por dështoi ta konkretizojë në gol.
Man Utd në fakt edhe mbeten me një lojtar më pak në minutat shtesë, pasi Diogo Dalot mori kartonin e dytë të verdhë andaj edhe u përjashtua nga fusha.
Sidoqoftë, pavarësisht kësaj Liverpool nuk arriti ta thyente mbrojtjen e Unitedit në kohën shtesë. “Reds” tani renditen në pozitën e dytë me 38 pikë, një më pak se Arsenal me të cilën përballen javën e ardhshme derisa Unitedi ngjitët në vendin e shtatë me 28 pikë.