“Paqe” mes Prishtinës e Ballkanit - NACIONALE

“Paqe” mes Prishtinës e Ballkanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është mbyllur pa fitues edhe derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Përballja ishte shumë e hapur nga fillimi, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Vendasit e nisën shumë më mirë duke krijuar disa raste me Albin Krasniqin e Kryeziun, mirëpo që Koliçi mahniti me super pritje.

Pas këtyre, rasteve Ballkani mori lojën në dorë për një periudhë dhe kaloi në epërsi. Ishte Bleart Tolaj që shënoi një gol të bukur për të zhbllokuar ndeshjen (32’).

I njëjti ritëm i lojës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Leutrim Kryeziu realizoi pas asistimit të Najeeb Yakubu (61’).

Ballkani në fakt e gjeti edhe një herë rrugën drejtë rrjetës, mirëpo që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Ballkani qëndron në pozitën e dytë me 26 pikë, dy më pak se lideri Drita ndërsa Prishtina renditet në vendin e katërt me 22 sosh.

Lajme të ngjashme