“Paqe” mes Holandës e Gjermanisë, triumfon Anglia - NACIONALE

“Paqe” mes Holandës e Gjermanisë, triumfon Anglia

4 javë më parë

nga NACIONALE

Holanda e Gjermania kanë ndarë pikët në superderbin e Ligës së Kombeve, derisa Anglia shënoi fitore ndaj Finlandës.

Derbi më i zjarrtë ishte ndërmjet Holandës e Gjermanisë, ku pas shumë rasteve epilogu doli të jetë 2:2.

Pas vetëm dy minutave lojë, Tijjani Reijnders mori një asistim nga Ryan Gravenberch për ta kaluar Holandën në epërsi.

Gjermania u këndell shpejtë duke e barazuar përmes Deniz Undav, i cili u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (38’).

I njëjti pak minuta më vonë asistoi për Joshua Kimmich për ta përmbysur Holandën (45+3’).

Sidoqoftë, Holanda nuk u dorëzua duke e barazuar rezultatin. Ishte Denzel Dumfries që shënoi lehtësisht në portën e zbrazur pas asistimit të Brobbey (51’).

Gjermania e Holanda tani kanë nga katër pikë në grupin 3 të Ligës A.

Në anën tjetër, Anglia ka shënuar fitore komode me rezultat 2:0 ndaj Finlandës.

“Tre Luanët” zhvilluan një tjetër paraqitje, me Harry Kane që ishte heroi i ndeshjes.

Ylli i Bayern Munichut realizoi dygolësh (57’, 76’) për t’ia arkëtuar pikët e plota Anglisë, që po synon të kthehet në Ligën A.

Anglia aktualisht ka gjashtë pikë, aq sa ka lideri Greqia në grupin 2, derisa Finlanda e Irlanda janë pa pikë.

Lajme të ngjashme