Pamje: Panik në "Laver Cup", tifozi hyn në fushë duke tentuar të vetdigjet
Në turneun e tenisit “Laver Cup” gjërat nuk shkuan sipas planit gjatë pasditës së vonë, pasi një tifoz hyri në terren dhe u mundua të vetëdigjet. I menjëhershëm ishte reagimi i personelit të sigurisë.
Më e keqja u mënjanua, por ajo nëse do të jetësohej, do të ishte fatale. Kur po zhvillohej dueli mes Schwartzman dhe Tsitsipas, ndodhi e papritura.
Më saktësisht, një djalë arriti të depërtojë në brendi të fushës, duke u munduar të vetdigjet. Pamja me bluzën e tij duke marrë flakë i ka tronditur të gjithë të pranishmit, përfshirë vetë tenistin Tsitsipas, i cili nuk po mund t’u besonte syve, duke vendosur duart mbi kokë.
Didn’t catch it but this guy shuts set himself on fire, just WTF #LaverCup pic.twitter.com/Z1u5Sjgkwo
— Millesime93 (@millesime93) September 23, 2022
Kjo skenë nuk u transmetua nga kamerat, ashtu siç ndodh gjithmonë. Mirëpo pamjet rodhën në internet dhe përshkruan në përpikëri të gjithë rrezikun që u kanos gjatë atyre minutave.
Personeli i sigurisë intervenoi shpejt, duke e nxjerrë jashtë fushës, për t’ia larguar flakën nga rrobat e tij. Djaloshi nga ajo që u pa nuk është se u mundua të rezistojë, duke shfaqur thjesht një dhimbje. Ai doli në shoqërim të punëtorëve kompetentë për siguri.
Akoma nuk është se dihet se cili ka qenë arsyeja e këtij gjesti nga djaloshi në fjalë. Gjatë muajve të kaluar skena të ngjashme kanë ndodhur në Angli për arsye të mbrojtjes së ambientit nga vetë ambientalistët.
Një ngjarje e pazakont kishte ndodhur në "Goodison Park" para gjashtë muajsh. Gjatë pjesës së dytë një tifoz bëri një gjest të rrezikshëm, ku u lidh për shtylle, si shenjë revolte dhe proteste ndaj nxjerrjes së naftës në Detin e Veriut.
Gjithçka ndodhi kur në një moment të caktuar një tifoz hyri në fushë dhe vendosi të lidh vetën për shtylle të portës. Një gjest që traumatizoi të gjithë, pasi u vlerësua si i rrezikshëm dhe në vetëvetë ishte i papritur. Gjithë këtë e beri me anë të përdorimit të një litari plastikeje, që e vendosi ngjitur me fytin e tij.
Ai hyri në fushë me një bluzë ku në mbishkrim lexohej fjalia "ndalojini karburantet". U nevojiten pajisjet si prerëset e bulonave që të ndihmonin ekipin e shpëtimit që t'i ofronte ndihmën e parë për t'u liruar nga litari që kishte lidhur vetëvetën. Krejt kjo situatë zgjati për afërsisht tetë minuta. Publiku asistoi në këtë skenë i hutuar, me plot asfiksim. Ndërhyrja e suksesshme dhe e shpejtë e mjekëve, forcave të rendit dhe mbikëqyrsve të sigurisë në fushë, qetësoi të pranishmit në Goodison Park dhe miliona të tjerë që asistuan në këtë ngjarje përmes mjeteve të informimit, pasi fotografitë qarkulluan menjëherë në rrjetet sociale.