Pamjet tregojnë tmerrin që përjetojnë mbrojtësit kur mundohen të markojnë Haalandin - NACIONALE

Pamjet tregojnë tmerrin që përjetojnë mbrojtësit kur mundohen të markojnë Haalandin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Starti i jashtëzakonshëm i Erling Haalandit te Manchester City vazhdoi të shtunën, derisa shënoi golin e 14 të sezonit.

Norvegjezi, i cili iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi për rreth 60 milionë euro në qershor, ka qenë sensacional në Premier Ligë.

'Lojtari i Muajit' për gusht dhe Haaland tash ka shënuar 11 gola në ligë në shtatë ndeshjet e para. pasi së fundmi shënoi edhe kundër Wolves në 'Molineux'.

Sulmuesi dyfishoi avantazhin e Cityt në minutën e 16, duke bërë dy prekje para se të godiste topin nga afërsia e zonës me këmbën e tij të dobët, prapa krahëve të portierit Jose Sa.

Ishte një tjetër gol fantastik për qendër sulmuesin i cili duket i destinuar të cementojë statusin si një prej më të mirëve të gjeneratës së tij.

Disa pritën që Haaland ta gjente Premier Ligën një kampionat shumë të vështirë se Bundesligën, ku ai ka shënuar 62 gola në 67 ndeshje për Dortmundin.



Por 22-vjeçari tashmë ka treguar se ishte shumë i fortë, i shpejtë dhe inteligjent për shumicën e mbrojtësve të Premier Ligës.

U raportua muajin e kaluar se trajnerët rivalë të Premier Ligës kanë shkëmbyer telefonata me njëri-tjetrin, për të diskutuar si të ndalin sulmuesin e ri.

Njëri prej trajnerëve besohet të ketë thënë se Haalandi është "si alien... më i fortë, më i gjatë dhe më i shpejtë se çdo gjë që kemi parë më herët".

Trajneri i ëolves, Bruno Lage duhet të mendojë njejtë, pasi pa Haalandin duke tmerruar skuadrën e tij këtë fundjavë.



Pamjet shkojnë viral


Një moment ku u përfshi Haaland nga pjesa e dytë ka shkuar viral në rrjetet sociale.

Diersa City nisi një kundërsulm pasi fitoi posedimin, Haaland po mendonte vetëm si të futej sa më shpejt në zonën e rrezikshme.

Mbrojtësi i Wolves, Jonny e vërejti këtë dhe u mundua të ndalte progresin e Haalandit drejt zonës.



Por të mundohesh të ndalësh atë është si të mundohesh të ndalësh një tren... Jonny me lehtësi u shtye tutje nga numri 9.

Fuqia e Haalandit dhe shpejtësia i fitoi disa metra hapësirë dhe gati sigurt do të shënonte golin e 15 të fushatës, nëse Kevin De Bruyne do të bashkëvepronte.

Lajme të ngjashme