Pamje:“Bëhu lider” – Ylli i Evertonit konfrontohet në rrugë me tifozët
Mbrojtësi i Evertonit, Yerri Mina, është konfrontuar në rrugë me një grup tifozësh të nervozuar të skuadrës, pas humbjes së fundit në Premierligë nga Southamptoni, dhe njëri nga ata i kërkonte mbrojtësit kolumbian të bëhej lider dhe të kenë pak zemër në fushë.
Dy skuadrat e fundit të tabelës u takuan në një ndeshje sezonale, dhe Southampton fitoi me rezultat 2:1 në udhëtim te skuadra nga Liverpooli, me protestat e forta që pasuan pastaj nga tifozët vendas.

Tifozët që një kohë të gjatë po kërkojnë dorëheqjen e bordit drejtues, me mbështetësit që kanë vendosur të flasin me lojtarët një nga një, me një veçanti duke iu lutur Minas të qëndronte në skuadër edhe nëse ata nuk arrijnë të mbijetojnë këtë sezon.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet kolumbiani që iu drejtohet tifozëve duke dëgjuar shqetësimet e tyre.
Ai u pa duke shtrënguar duart me një nga tifozët, para se të përballej me një tjetër, që e informoi se dëshiron të ketë një takim me bordin për të diskutuar situatën e klubit.
Everton fans talking to their CB Yerry Mina after they lie 19th in Premier League… pic.twitter.com/DUhQSLrXMc
— george (@StokeyyG2) January 14, 2023
“Na trego pak zemër djalosh. Bëhu lideri skuadrës. Fol”, vazhdoi të thoshte tifozi i revoltuar.
“Respekt djalosh. Ma trego atë pasion”, u tha ndër të tjera.

Mina u tha se për klubin ishte në gjendje të jepte jetën. “Unë do ta jap jetën time për këtë klub”.
Tifozi sërish mori fjalën, duke i thënë 28-vjeçarit: “Atëherë djalosh, tregoju atyre që je një burrë. Bëhu kapiteni ynë, mbaje shiritin e kapitenit”, përpara se Mina të përgjigjej: “Më vjen keq për këtë", duke iu referuar situatës së Evertonit.

“Nuk është faji yt”, ishte përgjigja e tifozit, para se kolumbiani të largohej aty nga një eskortë e policisë, ku edhe pasuan duartrokitjet.
@markyt83 Emotions running high at Goodison park today 🤦🏻♂️ #tiktok #everton #evertonfc #premierleague #fans #emotionshigh #anthonygordon ♬ original sound - MarkyT83
Videot e shpërndara gjithashtu tregojnë anësorin, Anthony Gordon, duke u munduar të largohet nga tifozët, të cilët e ndiqnin nga pas.