Pamje: ZHEGROVAAAAAAAAAAA, Kosova shënon ndaj Andorrës
Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta shënojë golin e epërsisë ndaj Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për grupin I në kualifikimet për Euro 2024.
Zhvillohej minuta e 59-të kur Milot Rashica gjeti shumë mirë Edon Zhegrovën, i cili depërtoi deri në zonë për të shënuar gol të jashtëzakonshëm për 1:0. VIDEO
Por Kosova nuk arriti ta mbante rezultatin, pasi Andorra arriti ta barazonte rezultatin vetëm disa sekonda më pas, me një gabim në dalje të portierit, Aro Muric, nga e cila përfitoi Rosas.VIDEO