Pamje: Zhegrova fantastik, shënon gol të bukur kundër Lyonit - NACIONALE

Pamje: Zhegrova fantastik, shënon gol të bukur kundër Lyonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edon Zhegrova ka shënuar golin e radhës për Lille, duke barazuar rezultatin në 2:2 kundër Lyonit në 1/8 e finales të Kupës së Francës. Megjithatë, goli i sulmuesit kosovar nuk mjaftoi, pasi përmes penalltive Lyon kaloi tutje në çerekfinale me rezultat 4:2.

Sulmuesi dardan, Edon Zhegrova, u tregua i jashtëzakonshëm edhe një herë për ekipin e Lille. Sërish shpëtimtar. Sërish në petkun e njëjtë sikurse në fundjavën që lëmë pas.

Në ndeshjen e Kupës së Francës në udhëtim kundër Lyonit, Edon Zhegrova në minutën e 64-të barazoi rezultatin në 2:2, pasi u gjend mjaft mirë në zonë të rreptësisë, duke shënuar nga pozita ballore (VIDEO).

Dymbëdhjetë minuta më vonë Zhegrova doli nga loja, duke u zëvendësuar nga Fonseca. 23-vjeçari kosovar sot zhvilloi paraqitjen e tij të tretë në Kupën e Francës brenda këtij sezoni, ku njëherësh shënoi edhe golin e parë në kompeticionin në fjalë.

Lyon në fund ia doli të ngadhënjejë falë ekzekutimit të penalltive, ku u treguan më të saktë (4:2). Tani Lille i Zhegrovës mbetet vetëm në një fron aktiv, gjegjësisht në Ligue 1.

Në përgjithësi ky ishte goli i dytë që shënoi në këtë sezon, pas atij të shtunës së kaluar kundër Rennes në udhëtim, në fitoren 3:1 në udhëtim.

Pas lëndimit të Ounas përfaqësuesi “dardan” ka filluar të fitojë çdoherë e më shumë minuta në fushë. Lëndimi i ish-yllit të Napolit është i rëndë dhe ai pritet të mungojë për muaj të tërë.

Zhegrova do të ketë mundësi që t’i tregojë cilësitë e veta pas lëndimeve të fundit që kanë prekur skuadrën franceze. Fillimi i këtij sezoni për të nuk kishte qenë prej më të mirëve.

Për gjashtë muaj atij i mungonin si minutat e mjaftueshme në fushë, ashtu edhe golat apo asistent. Të gjitha këto duket se i ka rigjetur. Brenda katër ditësh u bë një futbollist në të cilin trajneri Fonseca mund të llogaritë edhe në muajt në vijim.

Lajme të ngjashme