Pamje: Zhbllokohet Lewandowski, dyfishon epërsinë e Polonisë
Më në fund Robert Lewandowski ka gjetur golin në fazën e grupeve të Botërorit.
Në minutën e 83-të ai u gjend i vetëm me portierin pas një gabimi të rëndë që bëri Al Malki, ku humbi topin, dhe - më pas - sulmuesi polak nuk gaboi për të shënuar për 2:0.
Me këtë dyfishim të epërsisë, Polonia iu afrohet ndjeshëm fitores.