Pamje: Ylli i Uruguait tenton ta shkatërrojë pikën e penalltisë, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë - NACIONALE

Pamje: Ylli i Uruguait tenton ta shkatërrojë pikën e penalltisë, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ylli i Liverpoolit dhe Uruguait, Darwin Nunez, u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë, pasi gjyqtari kryesor i takimit e vërejti se ai po tentonte ta shkatërronte pikën e penalltisë, nga e cila pak më vonë do të godiste Andre Ayew.

Në çdo përballje mes këtyre dy kombeve do të kishte dramë, pas asaj ndeshje në Botërorin e 2010-ës, kur Luis Suarez ndali një top me dorë në vijën e portës, duke ia pamundësuar golin Ganës në minutat e fundit të takimit.

Portieri i Uruguait, Rochet, shkaktoi një penallti, dhe teksa pritej konfirmimi nga VAR-i, Nunez u pa duke shkelur mbi pikën e bardhë, teksa futbollistët ganez mundoheshin ta largonin lojtarin, ndërsa krejt këtë e pa gjyqtari Daniel Siebert, që e ndëshkoi 23-vjeçarin me të verdhë.

Nunez u përpoq të shkonte në penallti përpara se Gana të merrte goditjen nga pika

Penalltia u konfirmua dhe Ayew goditi dobët, për t’u pritur nga Rochet.

Ayew më pas humbi penalltinë për Ganën

Pak minuta më vonë Uruguai shënoi dy gola të shpejtë që mbanin emrin e të njëjtit lojtar, Arrascaeta, për të shkuar në pushimin e mes pjesëve me rezultat 2:0.

Uruguai shënoi dy herë pas penalltisë së humbur për t'i vendosur ata në pozicion komandues

Lajme të ngjashme