Pamje | Ylli i Interit e fyen gjyqtarin: Shko te Juventusi
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është dëgjuar në kamerë duke e fyer gjyqtarin gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Atalantës, duke i thënë atij te shkoi në Juventus.
Sulmuesi argjentinas Lautaro u zëvendësua gjatë fitores së Interit 1:0 kundër Atalantës të martën mbrëma në San Siro, kur e fyeu gjyqtarin Daniele Chiffi.
Lautaro ishte i pakënaqur me punën e gjyqtarit kryesor Chiffi dhe e shfaqi mllefin kur u zëvendësua duke shkuar në stol. Bashkëlojtarëve të tij iu desh të ndërhynin për ta qetësuar.
Por ai i vazhdoi protestat në lidhje me qasjen e Chiffit në këtë ndeshje, duke u ankuar se “ai po fishkëllen për gjithçka në San Siro”.
Argjentinasi pastaj shtoi: “Thjesht shko në Juventus, atëherë”.
Quanto frigni Lautaro, quanto frigni pic.twitter.com/oYO0vK7Kdq
— Colpo Gobbo (@ColpogobboYtube) February 1, 2023
Interi ia doli ta mundë Atalantën në këtë ndeshje falë një goli të vetëm nga Matteo Darmian dhe kaloi në gjysmëfinale.
Zikaltrit do të përballen me Juventusin apo Lazion për një vend në finale të kupës.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të kupës italiane do të përballen Fiorentina – që e mundi Torinon, dhe Cremonese, befasia e këtij edicioni që e rrëzoi Romën e Jose Mourinhos.