Pamje: Ylli i Argjentinës pritet në mënyrë të lavdishme nga klubi - NACIONALE

Pamje: Ylli i Argjentinës pritet në mënyrë të lavdishme nga klubi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Alexis Mac Allister, iu bë një mirëseardhje e lavdishme nga klubi i tij, Brightoni, teksa u kthye në skuadër pas triumfit në Botërorin e Katarit 2022 me Argjentinën.

Mesfushori 24-vjeçar luajti një rol vendimtar në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, ku në finale e mposhtën Francën me anë të penalltive.

Mac Allister ishte në formacionin titullar të Lionel Scalonit në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe shënoi gol kundër Polonisë në ndeshjen e fundit në grup të jug-amerikanëve. Argjentinasi u kthye në klubin e tij të hënën, pas një pushimi të merituar dhe u fut në terrenin stërvitor të Brighton mes duartrokitjeve të forta nga shokët e tij të skuadrës. Më pas ai ngriti një kopje të trofeut të Kupës së Botës ndërsa kolegët e tij brohorisnin për të.

24-vjeçari ka kontratë me skuadrën angleze deri në verën e vitit 2025, por emri i tij është bërë pjesë e shumë raportimeve për një lëvizje të mundshme, krejt kjo edhe pas paraqitjeve shumë të mira në Kupën e Botës.

Skuadra më e interesuar për të është Juventusi, teksa babai dhe agjenti i lojtarit kanë anuar nga këto thashetheme dhe thonë se Mac Allister do të jetë i hapur për çdo ofertë në afatin kalimtar dimëror, që tashmë është hapur zyrtarisht. Vlera e tij në treg vlerësohet të jetë 42 milionë euro.

Arsenal and Spurs blow as Alexis Mac Allister 'wants Juventus transfer' after starring role for Argentina at World Cup | The Sun

Brighton do të përballet me Evertonin më 3 janar në kuadër të Premierligës, por ende mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të jetë në fushën e lojës.

Lajme të ngjashme