Pamje: Xhakaaaaa me gol të jashtëzakonshëm, Zvicra shënon të katërtin ndaj Bjellorusisë
Zvicra ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Bjellorusisë, kësaj radhe me anë të mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Pas tre golave të shënuar në pjesën e parë, në pjesën e dytë i erdhi radha edhe Xhakës, i cili në minutën e 62-të shënoi gol shumë të bukur nga distanca për rezultatin 4:0.
Ndërkohë helvetikët kanë shënuar edhe golin e pestë, kësaj radhe Granit Xhaka ishte në rolin e asistuesit, ndërsa golashënues ishte Amdouni për rezultatin 5:0. VIDEO KËTU.