Pamje: Tottenhami në epërsi ndaj Manchester Unitedit, shënon Pape Sarr
Tottenham Hotspur ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit, në derbin që po zhvillohet momentalisht në Londrën Veriore.
Një depërtim në krah nga Dejan Kulusevski deri në thellësi, bëri që topi disi të shkonte te Pape Matar Sarr, i cili në minutën e 49-të shënoi për 1:0.
Djajtë e kuq në këtë ndeshje vijnë pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Wolves 1:0, ndërsa Spurs barazuan 2:2 në ndeshjen hapëse me Brentford.