Pamje tmerruese kur çahet tribuna nën këmbët e fansave të Boca Juniors - NACIONALE

Pamje tmerruese kur çahet tribuna nën këmbët e fansave të Boca Juniors

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pamjet tmerruese të gjendjes së stadiumit të Boca Juniors, 'La Bombonera', kanë shkuar viral, me njërën prej tribunave që duket aq e pasigurtë sa disa fansa kanë kërkuar që të mbyllet derisa të kryhen riparimet.

Me 72 tituj të ligës mbi supe, Boca është një prej skuadrave më të dekoruara në historinë e futbollit jug-amerikan.

Dhjetëra mijëra mbështetës vazhdimisht përcjellin ndeshjet nga afër, zyrtarisht i njohur si stadiumi 'Alberto Jose Armando'. Mirëpo, pas pamjeve të fundit, është të paktën një zonë e stadiumit që rekomandohet të shmanget.

Në skenat e publikuara nga ndeshja e Copa Libertadores të mërkurën, kundër Corinthians, një e çarë masive është e dukshme në shkallën më të lartë të tribunës së fansave nikoqirë.

Derisa mbështetësit kërcejnë lart e poshtë në të çarën lëkundëse, duket se gjendja është serioze me copëza që bien vazhdimisht.


Duke reaguar ndaj pamjeve të publikuara në Twitter fansat ishin qartazi të frustruar.

"Një katastrofë që po pritet të ndodhë", shkroi njëri, derisa i dyti kritikoi Bocan që nuk po i rrin gati riparimeve në stadium, teksa shkroi: "Struktura është shumë qartë nuk po mirëmbahet".

Të tjerë thjesht nuk po mund ta besonin se fansat ende po kërcenin mbi një dysheme aq jo stabile.

"Po, në dreq. Do të marr daljen e parë. Shpesh hamendësoj sa i fortë është betoni dhe hekuri në stadiume. Nuk mendoj se janë krijuar në mënyrë që fansat të kërcejnë në mënyrë të sinkronizuar mbi to".

"Pse vazhdon të qëndrosh aty?" pyeti një tjetër në pabesi.



"Nuk po mund ta besoj se kjo është e vërtetë, duhet të mbyllet menjëherë", insistoi i pesti, i përkrahur nga një përgjigje tjetër ku shkruhej: "Një prej klubeve më të pasura në Argjentinë dhe kjo është gjendja e tribunës. Asnjë kujdes për sigurinë e fansave".

Boca qartazi po përballet me një mori sfidash aktualisht, por rregullimi i stadiumit të çarë sigurisht se duhet të trajtohet me prioritet. Njëmend tmerruese.

Lajme të ngjashme