Pamje: Tifozët serbë brohoritën “Rusia, Rusia” para ndeshjes me Brazilin - NACIONALE

Pamje: Tifozët serbë brohoritën “Rusia, Rusia” para ndeshjes me Brazilin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa tifozë serbë janë parë duke brohoritur “Rusia, Rusia” dhe “serbët e rusët janë vëllezër” para zhvillimit të ndeshjes Brazil – Serbi për Kupën e Botës në Katar.

Tifozët shihen të mbledhur në një rrugë duke brohoritur disa herë “Rusia, Rusia”, pastaj “serbët e rusët janë vëllezër”.

Serbia u mposht nga Brazili me rezultat 2 me 0 të enjten në mbrëmje. Brazili pati shumë raste për të shënuar gola, sidomos në pjesën e dytë.

Të hënën, Serbia do të luajë kundër Kamerunit, ndërsa Brazili kundër Zvicrës, ndërsa të premten, më 2 dhjetor, Serbia do të luajë me Zvicrën, ndërsa Brazili me Kamerunin.

Serbia ka pasur historikisht marrëdhënie të mira me Rusinë dhe është ndër shtetet e pakta evropiane që nuk i kanë vendosur sanksione Moskës për luftën në Ukrainë.

Para disa ditëve, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e përsëriti qëndrimin se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

Lajme të ngjashme