Pamje të rralla: Kur Ibrahimovic kërkoi të zëvendësohej shkaku i lodhjes por Mourinho e zëvendësoi portierin në vend të tij
Jose Mourinho dikur i shpërfilli thirrjet e Zlatan Ibrahimovicit për t’u zëvendësuar shkaku i lodhjes, duke e zëvendësuar portierin në vend të tij, sepse mendonte se sulmuesi suedez nuk kishte dhënë mjaftueshëm nga vetja në ndeshje.
Ibrahimovic dhe Mourinho ishin pjesë e Interit në vitin 2009 kur e pritën Sienan një ditë pasi zikaltrit ishin shpallur kampionë të Italisë.
Ibrahimovic kishte kërkuar të zëvendësohej vazhdimisht gjatë asaj ndeshjeje, por Mourinho nuk ishte bindur që suedezi kishte dhënë më të mirën gjatë ndeshjes.
Mourinho i largoi së pari Luis Figon dhe Mario Balottelin për David Santonin dhe Mancinin përkatësisht, duke e dëshpëruar Ibrahimovicin.
Duke menduar se do ta bindte trajnerin portugez për ta zëvendësuar, Ibra shënoi gol dhe përsëri shikoi kah banka rezervë për e kërkuar largimin.
Për çudinë e suedezit, Mourinho vendosi ta largojë portierin Julio Cesar për portierin e tretë Paolo Orlandoni, duke bërë që Ibrahimovici të mbetej në fushë përfundimisht deri në fund të takimit.
Inter Vs. Siena (17/05/2009): Zlatan didn’t work his socks off that game and asked José to sub him off because of ‘tiredness’.
— Sir José #Giallorossi (@MourinhoTheGOAT) November 17, 2020
Mourinho’s response😂: pic.twitter.com/dctZ9Gc8KB
Por instinkti i Mourinhos u shpagua sepse Ibrahimovici e fitoi Këpucën e Artë me një gol më shumë në fund të majit.
Trajneri portugez shpjegoi këtë incident disa vite më vonë dhe tha se e la në fushë Ibrahimovicin sepse bashkëlojtarët e tij nuk po i ndihmonin të shënonte.
Ibrahimovici tani luan për Milanin në Serie A përsëri, ndërsa Mourinho është kundërshtar i tij pasi e drejton Romën.