Pamje: Shqipëria përpara ndaj Moldavisë, Asani shënon gol të jashtëzakonshëm
Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë në ndeshjen që po zhvillohet në Arenën Kombëtare në Tiranë e vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.
Zhvillohej minuta e 52-të, kur Jasir Asani pranoi një top nga kapiteni Hysaj dhe me një goditje të fuqishme shënoi për golin e Kombëtares kuqezi.