Pamje: Shënon Vinicius Jr, Real Madridi në epërsi ndaj Barcelonës
Vinicius Junior ka shënuar nga afërsia për epërsinë 1:0 të Real Madridit ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit.
Po zhvilloheshin minutat shtesë të pjesës së parë, ku pas një kundërsulmi të mbretërve, Vinicius doli mirë përpara, për të pasuar për Benzeman, i cili me një mashtrim e ktheu sërish topin te braziliani, i cili me vështirësi e çoi topin në rrjetë për rezultatin 1:0.
Me këtë gol, tani rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 1:1 dhe kjo do të thotë që nëse nuk ka ndryshim në rezultat, do të kemi vazhdime apo penallti për të mësuar finalistin e Kupës së Mbretit.