Pamje: Sergio Ramosi e humb toruan, e shtyn fotografët pas disfatës kundër Bayernit - NACIONALE

Pamje: Sergio Ramosi e humb toruan, e shtyn fotografët pas disfatës kundër Bayernit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sergio Ramosi është parë duke i shtyrë dy fotografë, pas humbjes së Paris Saint-Germainit 1:0 kundër Bayern Munich në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve të martën.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe u rikthyen në skuadrën e PSG-së nga lëndimet, por nuk ishin në gjendje të ndikonin në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kingsley Coman e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Bayernin mbrëmjen e së martës në Parkun e Princave.

Ramos, i cili luajti titullar, u kap nga kamerat duke i shtyrë me duar dy fotografë të cilët ishin afruar shumë pranë tij në turmën e lojtarëve të PSG-së që kishin shkuar për t’i përshëndetur tifozët e vet afër tribunës pas portës në Parkun e Princave.

PSG-ja dhe UEFA nuk e kanë komentuar veprimin e Ramosit.

Kjo ishte disfata e tretë radhazi i PSG-së në të gjitha garat dhe ia rrezikon seriozisht shanset për ta fituar titullin në Ligën e Kampionëve për herë të parë.

Po ashtu, kjo ishte disfata e pestë në 11 ndeshje në të gjitha garat në vitin 2023 për PSG-në, që është më shumë se tërë vitin 2022 (4 humbje në 46 ndeshje).

Ndeshja e kthimit e një të tetës së finales mes Bayerni dhe PSG-së zhvillohet më 8 mars në Munih.

Lajme të ngjashme