Pamje: Ronaldos i anulohet një gol i rregullt, thotë se të gjithë janë kundër tij - NACIONALE

Pamje: Ronaldos i anulohet një gol i rregullt, thotë se të gjithë janë kundër tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, u shfaq shumë i zemëruar gjatë një momenti dje në gjyqtarin e ndeshjes, gjatë fitores së skuadrës së tij Al Nassr ndaj Al Shabab me rezultat 4:0, ku 38-vjeçari shënoi dy gola, por që lehtësisht mund të kishte pasur het-trik nëse goli i tij i rregullt nuk do të ishte anuluar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, e hapi serinë e golave me anë të një penalltie dhe kur gjeti golin e tij të dytë me kokë, ishte rasti kur ai gol u anulua në mënyrë të çuditshme kinse për ndërhyrje të palejueshme, që në pamje tregohet të jetë gol i rregullt.

Kjo bëri që Ronaldo të zemërohej aq shumë, saqë nga inati shpërtheu ndaj vendimit të gjyqtarit, duke thënë: “Gjithmonë kundër meje! Shkoni në djall.”

Ronaldo përfundimisht e shënoi golin e tij të dytë personal, kur në minutën e 38-të e ktheu me sukses një tjetër penallti në gol. Ai mund të kishte shënuar një het-trik në pjesën e dytë, por zgjodhi t'i jepte penalltinë e tretë të natës Abdulrahman Ghareeb, i cili më pas e humbi atë.

Ronaldo do të kthehet në aksion me Al Nassr kundër Al Hazm të shtunën në një tjetër ndeshje të Ligës Pro Saudite.

Lajme të ngjashme