Shkëlqen Ronaldo, Al Nassr ‘shpartallon’ Al Shababin
Al Nassr ka regjistruar fitoren e dytë në ligën arabe, duke mposhtur në shtëpi Al Shababin.
Vendasit ishin të shkëlqyeshëm nga minuta e parë, duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0.
Pas 13 minutave lojë, Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave duke shënuar nga pika e bardhë.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, portugezi realizoi një gol tjetër – këtë herë me kokë pas një harkimi të Brozovicit mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku i një faulli në sulm.
Sidoqoftë, Ronaldo nuk u ndal duke realizuar golin e dytë – sërish nga pika e bardhë (38’).
Dy minuta më vonë, pesë herë fituesi i Topit të Artë kontribuoi me një asistim duke e gjetur për mrekulli Sadio Manen e harruar, që shënoi për golin e tretë (40’).
Ronaldo kishte mundësi për ta kompletuar het-trikun mirëpo që vendosi t’ia lërë penalltinë bashkëlojtarit Ghareeb, i cili dështoi nga pika e bardhë.
Fitoren e Al Nassr e vulosi Al Ghannam pas një gabimi të mbrojtjes mysafire (80’).
Me këtë fitore Al Nassr zë pozitën e gjashtë në ligë me gjashtë pikë, gjashtë më pak se lideri Al Ittihad derisa Al Shabab renditet në vendin e parafundit me dy sosh.