PAMJE: Ronaldo shënon gol të bukur për epërsinë e Al Nassr ndaj Al Riyadh
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk ka të ndalur këtë sezon. Ai ka shënuar golin e radhës, duke çuar skuadrën e tij Al Nassr në epërsi pas 33 minutave lojë, ndaj Al Riyadh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Pro Saudite.
Zhvillohej minuta e 33-të, kur Sadio Mane harkoi në zonë dhe Ronaldo bëri një prekje të thjeshtë, për të shënuar gol të bukur për 1:0.
🚨GOAL | Al-Nassr 1-0 Al Riyadh | Cristiano Ronaldo
— VAR Tático (@vartatico) December 8, 2023
Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/VGqyhsnM10
Kujtojmë se Al Nassr është në vendin e dytë në Ligën Pro Saudite, në ndjekje të liderit Al Hilal, me Ronaldon që kërkon titullin e parë në elitën e Arabisë Saudite.
Në 15 paraqitje (përfshirë ndeshjen e sotme) deri më tani në kampionat, 38-vjeçari ka shënuar 16 gola, ndërsa ka asistuar edhe në tetë raste të tjera, pavarësisht moshës së tij.