Pamje: Rashani shënon gol të bukur për Clermont për të barazuar rezultatin ndaj Strasbourg
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, është treguar sërish vendimtar për skuadrën e tij Clermont Foot, duke shënuar golin e barazimit 1:1 ndaj Strasbourg.
Skuadra e tij ishte duke humbur me një gol të shënuar nga Habib Diallo në pjesën e parë.
Ndërsa në një aksion gjatë pjesës së dytë më saktë në minutën e 65-të, Rashani nga një top i kthyer nga mbrojtja mysafire, shënoi gol të bukur me një goditje të saktë në cepin e poshtëm për të barazuar rezultatin.
29-vjeçari është paraqitur mjaft mirë për skuadrën franceze në dy sezonet e fundit dhe ky gol për të është i treti në 22 paraqitje, ndërsa ka dhe një asist të dhuruar.