Protestoi për penalltinë e Realit, Pacheta godet tavolinën me grusht: Gjithmonë kështu – jam lodhur (VIDEO) - NACIONALE

Protestoi për penalltinë e Realit, Pacheta godet tavolinën me grusht: Gjithmonë kështu – jam lodhur (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Valladoidit nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e gjyqtarit për t’ia akorduar një penallti Realit në ndeshjen e mbrëmshme. Ai në konferencë për shtyp u pa teksa grushtonte tavolinën në konferencë për shtyp duke folur për këtë episod.

Reali ia doli të fitojë 2:0 në udhëtim ndaj Valladoidit, por penalltia që u dha në minutën e 81-të trazoi shumë protesta te kampi vendës. Një karton i kuq dhe një bankinë e tërë që protestoi ishte pasqyra e asaj çfarë u vu re.

Rebelimi vazhdoi edhe jashtë fushës. Në konferencë për shtyp trajneri Pacheta përdori edhe fjalor eksplicit, si dhe nuk kurseu as grushtimin e tavolinës për ta ngritur zërin e pakënaqësisë për ndarjen e drejtësisë.

“Le të shkojnë në djall. Edhe në San Mames ishte kontakt me dorë. Jam lodhur. Atëherë t’i akordojnë si penallti të gjitha prekjet me duar. Jam i indinjuar”, tha ai.

“Nëse shohim pamjet e San Mames dhe bëjmë krahasimin, në ndeshjen e parë nuk fishkëlleu gjyqtari, këtu po. Duhet ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në favor të nesh. Protestoj? Natyrisht, dreqin. Veç edhe të mos protestojmë na mungon”, përfundoi ai.

Karim Benzema u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 83-të. Sulmuesi francez shënoi sërish gjashtë minuta më vonë, duke dyfishuar rezultatin në 2:0, për t’ia sjellë një fitore të vuajtur ekipit të tij.

Për hir të vërtetës, Reali nuk është veçuar me një paraqitje të mirë dje. Rasti i penalltisë së akorduar ishte vendimtar për fatin e ndeshjes, pasi gjithçka po shkonte drejt barazimit.

Lajme të ngjashme