Pamje: Portieri i Dortmundit i dhuron topin kundërshtarit, ky i fundit shënon lehtësisht
Portieri i Borussia Dortmund 2, Luca Unbehaun, ka pësuar një gol që ka bërë xhiron e botës. Ai lëshoi topin nga duart te këmbët e sulmuesit të Wiesbaden, Gustaf Nilsson, i cili shënoi pastaj lehtësisht.
Dy skuadrat respektive hapën sezonin në ligën e tretë gjermane me barazim 1:1 në Brita Arena, këtë të hënë.
Lojtari i Dortmundit, Elongo-Yombo, shënoi golin e barazimit në minutën e 77-të të takimit për ta barazuar rezultatin, pas gabimit të tmerrshëm që bëri shoku i skuadrës së tij pak minuta më herët.
Gabimi i tmerrshëm i portierit të Dortmund 2
Pas një topi të gjatë të dërguar në zonë nga skuadra kundërshtare, Unbehaun, kontrolloi mirë zonën duke kapur topin, por menjëherë erdhi çasti i momentit qesharak, ku nga ai top i kapur e lëshoi afër pjesës së penalltisë sepse mendoi se gjyqtari i takimit ka gjykuar për një faull. Gjyqtari nuk e kishte ndalur lojën, dhe Nilsson me ndihmën e shtyllës shënoi golin e epërsisë.
Blitzschnell geschaltet und eiskalt verwandelt! 💪 Der bizarre, merkwürdige, kuriose Treffer von Gustaf #Nilsson gegen den @BVB II. ⚽️#dasWvereint #WIEBVB pic.twitter.com/3A0VOSx9aI
— SV Wehen Wiesbaden (@SVWW_official) July 26, 2022
Çfarë tha trajneri i Dortmund 2 për gabimin e portierit?
Christian Preusser, trajneri i skuadrës gjermane, mbeti i habitur me gabimin e portierit të tij, i cili thotë që ky gabim do të ishte mbetur në historinë e futbollit nëse skuadra e tij nuk do ta kishte arritur barazimin në fund.

“Më duhet të flasë me të, dhe çfarë ka dëgjuar ai. Më e mira është se nuk e humbëm lojën, në rastin tjetër ky gol do të bëhej pjesë e historisë përgjithmonë.”
Ndërsa lojtari që shënoi golin, Nilsson pranoi se ishte krejt çështje fati goli i tij i shënuar, por thotë se ai pak sekonda më parë ishte ndalur në mënyrë të palejuar.

“Ishte e çmendur. Unë isha duke u ankuar në gjyqtarin, pasi që isha i tërhequr nga kundërshtari, pastaj të gjithë bashkëlojtarët po bërtisnin ‘Shko, shko, shko shëno’ dhe shënova golin. Isha shumë i nevrikosur atë moment me gjyqtarin.”
“Ishte e çmendur, të shënoja në atë situatë, ishte pak punë fati”, tha për fund Nilsson.