Pamje: Paulo Dybala tallet për rivënien e kornerit më të dobët në historinë e futbollit - NACIONALE

Pamje: Paulo Dybala tallet për rivënien e kornerit më të dobët në historinë e futbollit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paulo Dybala është tallur keq nga tifozët për shkak të një rivënieje këndore të shkuar keq për të në fitoren e Romës 5:0 kundër Shakhtar Donetsk të dielën në një ndeshje miqësore.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Romës së Jose Mourinhos si lojtar i lirë muajin e kaluar dhe tifozët e klubit i mbyllën rrugët e kryeqytetit italian për ta mirëpritur atë në Olimpiko.

Në atë që ishte ndeshja e dytë titullar për Romën, Dybala e rivuri shumë dobët një korner, aq dobët saqë topi përfundoi prapa portës pa u ngritur fare.

Tifozët në rrjetet sociale e kanë tallur atë për këtë, duke e quajtur kornerin e tij si rivënien më të dobët në historinë e sportit.

Një tifoz shkroi: “I tërë qyteti i Romës e përshëndeti ardhjen e Dybala, ndërsa ai sapo e bëri kornerin më të keq që keni mundur ta shihni”.

“Dybala me mbase kornerin më të keq që është rivënë në historinë e futbollit”, shkroi një tjetër.

Një tjetër bëri shkaka: “Një muaj me Mourinhon mjafton që ai ta mësojë kështu lojtarin”.

Pavarësisht atij korneri, Dybala bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e thellë të Romës kundër Shakhtarit, për të cilën shënuan Lorenzo Pellegrini, Gianluca Mancini, Yukhym Konoplya, Nicolo Zaniolo dhe Edoardo Bove.

Në këtë ndeshje debutoi edhe afrimi i ri, Georginio Wijnaldum, i cili erdhi si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain javën e kaluar.

Lajme të ngjashme