Pamje: Paqarada asiston për mrekulli në golin e katërt të St.Paulit - NACIONALE

Pamje: Paqarada asiston për mrekulli në golin e katërt të St.Paulit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, ka vazhduar me paraqitjet e mira për skuadrën e tij Saint Pauli, ku në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të ligës së dytë gjermane, ai ka asistuar në golin e katërt të shënuar në pjesën e parë.

Ishin minutat shtesë të pjesës së parë, kur nga një ndërprerje Paqarada harkoi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe në zonë të vetëm e gjeti Jackson Irivine që shënoi lehtësisht për 4:0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

28-vjeçari i cili nga vera e ardhshme do të jetë pjesë e Kolnit, ka qenë një nga lojtarët kryesor të St.Paulit, ku në 23 paraqitje deri më tani ka shënuar një gol dhe ka asistuar në gjashtë raste.

Learti pas një periudhe të gjatë pa u paraqitur për Kombëtaren e Kosovës, kësaj radhe ai do të jetë në grumbullim për dy ndeshjet e marsit ndaj Andorrës dhe Izraelit.

Lajme të ngjashme