Pamje: Muriqi na e kujton Messin me këtë gol fantastik kundër Espanyolit - NACIONALE

Pamje: Muriqi na e kujton Messin me këtë gol fantastik kundër Espanyolit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcës, po kalon në formë fantastike. Ai ka arritur të shënojë edhe golin e radhës për skuadrën e tij në kampionatin spanjoll, duke i ndihmuar atij fal një goli të bukur ta barazojnë rezultatin në 1:1 kundër Espanyolit.

Zhvillohej minuta e 41-të, kur sulmuesi dardan pranoi një top nga Daniel Rodriguez jashtë zonës së rrezikshme, dhe Muriqi në stilin e Messit, me një goditje shumë të bukur shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Ky për Muriqin është goli i 10-të në 21 paraqitje në La Liga, duke qenë sezoni i tij dukshëm më i miri në kohët e fundit.

Lajme të ngjashme