Pamje: Mudryk në Stamford Bridge për ta shikuar ndeshjen Chelsea – Crystal Palace
Ylli ukrainas, Mykhailo Mudryk, është parë i pranishëm në tribunat e Stamford Bridge, aty ku pas pak Chelsea zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të Premierligës ndaj Crystal Palaces.
Tashmë raportohet se 22-vjeçari ka përfunduar testet mjekësore dhe do ta shikojë ndeshjen e skuadrës së tij të ardhshme nga tribunat.
🔵🇺🇦 Mykhaylo Mudryk is at Stamford Bridge to watch Chelsea-Crystal Palace. pic.twitter.com/5L7L9VpfT5
— EuroFoot (@eurofootcom) January 15, 2023
Chelsea e ka konfirmuar pak a shumë tashmë transferimin, duke postuar një foto dhe video të Mudryk në faqen e tyre në Instagram, duke u kërkuar fansave ta ndjekin në rrjetet sociale atë dhe t'i tregojnë pak dashuri.
Mudryk ka rënë dakord verbalisht për një kontratë shtatëvjeçare me Chelsean, sipas raportimeve, pasi të kaltrit e Londrës paraprakisht u pajtuan për një marrëveshje rekord me gjigantin ukrainas Shakhtarin Donetskun.
Mykhaylo Mudryk is now completing his medical tests as Chelsea plan to have all official contracts signed in the next few hours. 🔵🩺🇺🇦 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 15, 2023
Mudryk contract will be valid until June 2030 as it helps the club for Financial Fair Play and amortization. pic.twitter.com/rcMOGfrdnP
Besohet gjithashtu se trajneri i Chelseat, Graham Potter, tashmë ka folur me Mudryk dhe ka luajtur një rol kyç në bindjen e tij për të refuzuar Arsenalin.
Për muaj të tërë, topçinjtë ishin favoritët për të transferuar Mudrykyn në janar dhe vetë lojtari mendohej se kishte skuadër të zemrës Arsenalin dhe e kishte ëndërr për t'u transferuar në Emirates, duke postuar një varg mesazhesh në rrjetet sociale.
Por të shtunën pasdite doli se zyrtarë të lartë të Chelseat kishin udhëtuar në Poloni në një përpjekje për të rrëmbyer të dëshiruarin e Arsenalit dhe tani ata kanë fituar garën për nënshkrimin e tij.
Klubi i Londrës perëndimore zhvilloi bisedime ballë për ballë me homologët e tyre të Shakhtarit dhe ranë dakord për një marrëveshje me vlerë prej 100 milionë eurosh, siç raporton The Athletic.
Kjo është shumë më tepër se sa ishte i përgatitur të ofronte Arsenali, ndërsa Chelsea është gjithashtu i është përgatitur të paguajë pjesën më të madhe të tarifës në fillim.
Të kaltrit do të paguajnë 70 milionë euro tani, me një shtesë prej 30 milionë eurosh (26.5 milionë funte), ndërsa vetë Mudryk tashmë ka dhënë dritën jeshile që marrëveshja të ndodhë.

