Chelsea arrin marrëveshje me Shakhtarin për të preferuarin e Arsenalit
Chelsea ka bërë një lëvizje dramatike në orët e fundit, duke arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për yllin ukrainas, Mykhailo Mudryk, për shifrën prej 100 milionë eurosh, kështu duke ia rrëmbyer dëshirën kryesore rivalit të qytetit, Arsenalit.
Topçinjtë kanë dorëzuar tre oferta zyrtare për të nënshkruar me Mudryk, por liderët e Premierligës nuk kanë arritur deri te një marrëveshje me Shakhtar Donetsk.
Tani, të kaltrit janë gati të paguajnë 70 milionë euro fikse dhe 30 milionë euro bonuse për të rrëmbyer 22-vjeçarin nga duart e Arsenalit, me Shakhtarin që e pranoi propozimin sot para disa orëve.
FC Shakhtar president Rinat Akhmetov and Chelsea co-owner Behdad Eghbali discussed Mykhailo Mudryk’s transfer to Chelsea FC today.
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) January 14, 2023
Parties are very close to agree on player’s transfer to the club.#Shakhtar pic.twitter.com/IoHOaFRfn5
Arsenali mbetet në bisedime me Shakhtarin pasi ata besojnë se Mudryk preferon t'i bashkohet atyre, por siç njoftojnë ekspertët e transferimeve, ylli ukrainas tashmë është nisur për në Londër për të nënshkruar përfundimisht me Chelsean.
Ndërkohë, Shakhtar u tall me tifozët e Arsenalit gjatë tërë ditës së shtune duke ngacmuar me disa postime në rrjetet sociale.
“Ne përgatitëm disa lajme për ju sot”, shkroi në Twitter gjiganti ukrainas të shtunën në mëngjes, së bashku me një emoji.
We prepared some news for you today 👀#Shakhtar
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) January 14, 2023
Më pas, pas një ore, ata postuan sërish duke thënë: “Duket se është koha për të zbuluar pjesën e parë…”
⏳ Seems like it’s time to reveal the first piece...#Shakhtar
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) January 14, 2023
Shakhtar më pas postoi listën e tyre të ndeshjeve të ardhshme gjatë kampit stërvitor në Turqi.
🗓 #Shakhtar’s fixtures at the training camp in Turkey 🇹🇷
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) January 14, 2023
⚽ 20/01. Austria (AUT)
⚽ 27/01. Koper (SVN)
⚽ 31/01. Ludogorets (BGR)
⚽ 01/02. Maribor (SVN)
⚽ 08/02. Sarajevo (BIH)
⚽ 08/02. Dinamo Tbilisi (GEO)
Find out more: https://t.co/IviBIJd2mF. pic.twitter.com/lmNPMgyl5Q
Topçinjtë përfundimisht mbetën të zhgënjyer me të parë se dëshira e tyre kryesore përfundoi te rivali i qytetit, Chelsea, për një shumë relativisht më të madhe seç kishin ofruar liderët e Premierligës.
Mudryk po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe jo më kot vlerësohet për një shumë kaq të majme.
Paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve kanë bërë që skuadrat nga Londra të vihen menjëherë pas tij, pasi shohin të ardhme të ndritur në të.

