Pamje: Momenti kur Akil Gjakova ikën nga mediat me shpejtësi, s’ka vendim për paraburgim - NACIONALE

Pamje: Momenti kur Akil Gjakova ikën nga mediat me shpejtësi, s’ka vendim për paraburgim

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Xhudisti Akil Gjakova është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Pejë, megjithatë, nuk i është caktuar masa e paraburgimit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, e cila ka thënë për media:

“Vendimi për kërkesën për paraburgim nuk do të merret sot. Të pandehurit do t’i zgjatet ndalimi me vendim, e pastaj gjyqtari do të vendos brenda afatit ligjor”.

Ndërkohë, Nacionale ka siguruar pamje se Gjakova ka ikur nga mediat duke përdorur shkallët emergjente, përderisa avokati po fliste para gazetarëve.

Xhudisti i njohur, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Të martën, Policia e Kosovës e shpalli në kërkim. Në mbrëmje, ai do t’i dorëzohej autoriteteve pas kthimit nga Shqipëria.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, sot në “Kosova Today” tregoi se Prokoruria i kishte bërë pesë thirrje radhazi xhudistit, por që ky i fundit ka qenë i paqasshëm.

Javën e kaluar prokuroria i ka marrë informatat për rastin që jemi duke biseduar për dhunën në familje të shkaktuar nga xhudisti. Informata kemi marrë edhe nga avokatja e viktimës, policia ishte autorizuar për arrestimin e personi në fjalë, i njëjti ka qenë i paqasshëm për organet e rendit pas katër apo pesë thirrjeve radhazi në shtëpinë e tij.” – u shpreh ai.

Si prokurori e kemi pritur ditën e hënë pasi na është thënë nga familjarët se do dorëzohet dhe i njëjti nuk është dorëzuar, të martën është policia ka kërkuar që të kërkojë ndihmë për qytetarët për lokalizimin e të dyshuarit, më vonë kemi pranuar informatë se i njëjti është paraqitur në Vërmicë.” – tha tutje Nikçi.

Lajme të ngjashme