Pamje: Messi shënon gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë të takimit
Ylli argjentinas i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ka shënuar një gol thjesht të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë të takimit, për t’ia dhënë tre pikët e plota shumë të kërkuara skuadrës së tij.
Ndeshja me Lillen pati kthesa të mëdha në ndeshje, ku fillimisht PSG po udhëhiqte 2:0, e pastaj Lille e përmbysi rezultatin në 3:2, por Mbappe e Messi u përkujdesën për një fitore me shumë mund për kampionët francez.
Goli erdhi në minutën e pestë shtesë me një gjuajtje ashtu siç Messi di më së miri, dhe kjo e largon Parisin paska nga kriza e rezultateve.