Pamje: Messi e turpëron Ramosin, ky i fundit i ndërhyn ashpër dhe e zemëron
Sergio Ramos duket ta ketë zemëruar bashkëlojtarin e vet, Lionel Messi, gjatë një ndeshjeje stërvitore në ushtrimet e Paris Saint-Germain, pasi sulmuesi argjentinas u pa duke i kërkuar atij shpjegim për një ndërhyrjeje.
Duket se nevojitet ende kohë për t’u mësuar t’i shohësh Messin dhe Ramosin duke luajtur dhe stërvitur së bashku në PSG.
Ata ishin rival të përbetuar për shumë vite gjatë kohës së tyre në Barcelonë dhe Real Madrid, përkatësisht.
Messi, me shumë mundësi, ka disa shenja në trupin e tij nga ndërhyrjet brutale me betejat e El Clasicos me Ramosin, i cili asnjëherë nuk është frikësuar ta përdorë forcën e tepruar për ta ndalur legjendën argjentinase.
Në anën tjetër, Messi e ka turpëruar Ramosin shumë shpesh me aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Pavarësisht se sa fort e godiste spanjolli atë, Messi do të ngrihej për të vazhduar përsëri.
Messi e turpëron Ramosin dhe shënon gol në stërvitjen e PSG-së
Gjatë një seance të hapur stërvitore të dielën, para ndeshjes miqësore kundër Gamba Osakas të hënën, Messi dhe Ramosi e kthyen kohën mbrapa dhe ditët e El Clasicos.
Messi angry and arguing with Ramos after he tackled Messi hard in training 😬 pic.twitter.com/dMRXDqzHEU
— Xabhi ✪ (@FCB_Lad) July 24, 2022
Messi e kaloi qendërmbrojtësin spanjoll me një lëvizje të bukur dhe shënoi në qoshen e poshtme të portës me një goditje me këmbën e djathtë.
Por para se të shënonte, Ramosi e goditi atë me dorë dhe këmbë në përpjekje për ta ndalur në marshin e tij drejt portës.
Pasi shënoi, Messi u kthye mbrapa i mrrolur dhe u pa duke i folur Ramosit disi ashpër.
U duk se ndërhyrja e Ramosit nuk ishte e qëllimshme dhe spanjolli u përpoq ta qetësonte Messin pastaj duke i folur dhe përkëdhelur.
Kur nis sezoni 2022/23 për PSG-në?
Messi dhe Ramosi do të luajnë nën udhëhehqjen e një trajneri të ri në sezonin e tyre të dytë në Parkun e Princave, Christophe Galtier, i cili e zëvendësoi Maurico Pochettinon në fillim të këtij muaji.
Galtier, ish-trajneri i Nice, e udhëhoqi PSG-në drejt fitoreve kundër Quevilly Rouen, Kawasaki Frontale dhe Urawa Reds në ndeshjet e tij të para në krye të kampionit francez, të gjitha miqësore përgatitore.
Pas miqësores kundër Osakas sot, PSG-ja do të përballet me Nantes në Superkupën e Francës të dielën, ndërsa sezonin e ri në Ligue 1 do ta nisë më 6 gusht kundër Clermont.