Pamje: Messi e kishte bërë edhe si fëmijë pasimin mjeshtëror kundër Holandës - NACIONALE

Pamje: Messi e kishte bërë edhe si fëmijë pasimin mjeshtëror kundër Holandës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjëja më e bukur që mbajmë mend nga ndeshja çerekfinale Argjentinë – Holandë ishte asisti magjik i Lionel Messit për golin e parë që shënonte Nahuel Molina. Sidoqoftë, ylli argjentinas një asist të ngjashëm e kishte bërë edhe kur ishte fëmijë.

Për shumicën mund të konsiderohej si hapësirë e padukshme, por jo edhe për Lionel Messin. Ai me një vizion të pashoq gjente të lirë Molinan, duke e shërbyer me saktësi empirike, para se i njëjti t’i afrohej portës duke shënuar për 1:0.

Sido që të jetë, në internet ka filluar të qarkullojë një pamje ku shihet se si një asist i tillë ishte bërë nga po i njëjti lojtar, Lionel Messi, edhe sa ky i fundit ishte në moshë fëmijërore.

Në fakt, mund të cilësohet si aksion simetrik me ngjashmëri enorme. Në të dy rastet Lionel Messi gjen të lirë bashkëlojtarin me pasim të mahnitshëm.

Ndeshjen ndaj Holandës ekipi kombëtar argjentinas e fitoi pas ekzekutimit të penalltive, pasi loja e rregullt përfundoi me rezultat 2:2.

Ndërkaq në gjysmëfinale, gjithmonë me shkëlqimin e Messit, Argjentina fitoi, por dukshëm më lehtë sesa në 1/8 e finales dhe në çerekfinale, duke e mposhtur 3:0, për ta siguruar kështu finalen e madhe të dielën kundër Francës.

Deri tani Lionel Messi ka shënuar pesë (5) gola, duke kontribuar edhe me tri (3) asiste. Ai gjithashtu ka arritur që në katër ndeshje nga gjashtë herë sa ka luajtur me Argjentinën në këtë Kupë të Botës ta fitojë edhe çmimin e futbollistit të ndeshjes.

Një formë monumentale e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, i cili po bën çmos që t’i gëzohet trofeut të vetëm që i mungon: Kupës së Botës.

Dhe, të mendosh se është vetëm 90 minuta larg një arritje të tillë. 90 minuta sa është edhe koha që e ndan atë nga momentet e fundit që do t’i ndajë me fanellën e “Seleccao” në Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme