Pamje: Me gol dhe asist Ronaldo ia fiton tre pikët e radhës Al Nassrit - NACIONALE

Pamje: Me gol dhe asist Ronaldo ia fiton tre pikët e radhës Al Nassrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Al Taee dhe kjo fal krejtësisht një lojtari. Cristiano Ronaldo ishte shkaktari që skuadra e tij arkëtoi tre pikët e plota, pasi asistoi fillimisht dhe shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes, duke vazhduar ecurinë fantastike në këtë sezon.

Liga Pro Saudite është kthyer në qendër pothuajse kryesore të yjeve, që në afatin e fundit kalimtar u transferuan shumë prej tyre, por është Ronaldo ai që ka sërish vëmendjen kryesore me paraqitjet e tij.

Vetëm gjysmë ore lojë i mjaftoi atij që të linte shenjat e para, kur asistoi shumë bukur për Taliscan, që çoi Al Nassrin në epërsi 1:0.

Al Tai 0-1 Al Nassr - Talisca 32'
byu/4gjdtokurwa insoccer

Ronaldo pak minuta më pas humbi një shans të mirë, kur u asistua nga Brozovic. Një tjetër goditje e tij me kokë u ndal nga portieri, ndërsa një herë qëlloi shtyllën.

Misidjan i Al Taee barazoi rezultatin në minutën e 79-të dhe u duk se ky do ishte epilogu final i takimit.

Al Tai [1]-1 Al Nassr - Virgil Misidjan 79'
byu/4gjdtokurwa insoccer

Por mendim tjetër kishte Cristiano Ronaldo, që shënoi nga penalltia në minutën e 87-të, pasi kundërshtari luajti me dorë në zonë.

Al Tai 1-[2] Al Nassr - Cristiano Ronaldo 87' penalty
byu/4gjdtokurwa insoccer

Me këtë fitore, Al Nassr shkon në pozitën e tretë me 18 pikë të grumbulluara pas tetë ndeshjeve, një më pak se lideri Al Ittihad.

Cristiano Ronaldo tani në shtatë ndeshje të zhvilluara në ligën e Arabisë Saudite, ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar pesë herë të tjera për bashkëlojtarët.

Lajme të ngjashme