Pamje: Mbrojtësi shënon gol të çmendur nga 65 metra largësi - NACIONALE

Pamje: Mbrojtësi shënon gol të çmendur nga 65 metra largësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aaron Herrera e ka shënuar një gol, në disfatën e skuadrës së tij Real Salt Lake 2:1 kundër Atlas të enjten, i cili do t’i ngelë përherë në kujtesë.

Mbrojtësi amerikan e realizoi mbase golin më të mirë në historinë e Real Salt Lake kur e pranoi topin pranë zonës së vet dhe gjuajti fuqishëm për ta mposhtur portierin i cili e kishte braktisur portën.

Herrera tha se ishte me fat që e shënoi golin edhe se ishte i vendosur të tentonte kur e pa portierin larg portës.

“E pashë portierin që rrinte jashtë portës gjatë gjithë pjesës së parë. E pashë që kishte dalë larg portës dhe shpresova se do ta paraboloja. Fatmirësisht ndodhi tamam siç e paramendova dhe thjesht provova”, tha Herrera pas ndeshjes.

Kjo ishte një ndeshje miqësore mes klubeve të ligës elitare amerikane MLS dhe asaj Meksikane MX, si pjesë e një shfaqjeje të ligës para se ajo të bëhet turne me karakter garues vitin e ardhshëm.

Herrara u lartësua nga trajneri i vet Pablo Mastroeni pas ndeshjes.

“Lojtarët ta bëjnë lojën dhe sonte Aaroni bëri lojë fantastike. Unë po i bërtisja nga vija anësore ‘luaj përpara. Mos e kthe topin mbrapa!’ dhe ai pastaj goditi”, tha Mastroeni.

Mastoreni zbuloi se Herrera e kishte provuar një gjuajtje të lirë në stërvitje gjatë javës, por goditja e tij në atë rast kishte përfunduar larg cakut.

Por Herreras i funksionoi kjo gjuajtje tamam aty ku duhet, në fushën e lojës.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herrera e vërejti që portieri i Atlasit Jose Hernandez kishte dalë shumë larg portës dhe goditi nga rreth 65 metra për ta shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Me këtë gol ai i dha epërsinë Real Salt Lakes, por skuadra amerikane nuk ishte në gjendje ta mbronte atë dhe i pranoi dy gola në vazhdim të ndeshjes duke humbur në fund 2:1 nga klubi meksikan.

Lajme të ngjashme