Pamje: Mbappe me asist të mrekullueshëm për Messin, PSG-ja avancon me tre gola ndaj Lens - NACIONALE

Pamje: Mbappe me asist të mrekullueshëm për Messin, PSG-ja avancon me tre gola ndaj Lens

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dyshja Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, po dhurojnë paraqitje të mrekullueshme për Paris Saint-Germain në ndeshjen ndaj Lens, ku tashmë kanë shënuar edhe golin për 3:0, me një asist shumë të bukur nga francezi, të përfunduar me gol nga argjentinasi.

Po zhvillohej minuta e 40-të e takimit kur Messi pasoi te Mbappe, i cili me thembër dhe një rrotullim ia ktheu topin yllit argjentinas, i cili shënoi lehtësisht për 3:0.

Përballja kundër Lens është ndeshje e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës në Ligue 1, me PSG-në që siç po shihet është pa konkurrencë në këtë kampionat.

*Pjesa e parë e takimit ka përfunduar 3:0, me nga një gol të shënuar nga Messi, Mbappe dhe Vitinha.

Lajme të ngjashme