Pamje: LASK në epërsi ndaj Liverpoolit, Flecker shënon gol të jashtëzakonshëm
Skuadra austriake LASK ka gjetur golin e epërsisë ndaj Liverpoolit vetëm pas 14 minutave lojë në kuadër të ndeshjes së parë të grupeve të Ligës së Evropës.
Liverpooli e filloi më mirë në këto minuta të para, por një aksion jo shumë premtues për LASK përfundoi me gol për ata.
Ishte Florian Flecker që me një gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca e çoi skuadrën e tij në epërsi 1:0 në minutën e 14-të, pas një harkimi të bukur nga këndorja prej Horvath.