Pamje: Ky ishte reagimi i Ronaldos kur tifozët i brohoritën për inat “Messi, Messi” - NACIONALE

Pamje: Ky ishte reagimi i Ronaldos kur tifozët i brohoritën për inat “Messi, Messi”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo iu përgjigje duke e tundur kokën në mosbesim dhe me gjeste me duar tifozët sauditë që po e brohorisnin emrin e rivalit të tij Lionel Messit.

Tifozët e tallën dhe thumbuan Ronaldon, pas disfatës së skuadrës së tij Al Nassr 1:0 kundër rivalit Al-Ittihad të enjten, duke e brohoritur emrin e rivalit të tij të përjetshëm.

Tifozët brenda stadiumit, jo për herë të parë këtë sezon, nuk humbën kohë për ta tallur 38-vjeçarin, duke ia kujtuar emrin e rivalit të tij të përbetuar Lionel Messi.

“Messi, Messi, Messi”, ishin brohoritjet e tifozëve arabë derisa Ronaldo po ecte në fushë drejt tunelit.

Ronaldo u pa duke qëndruar në një vend dhe duke tundur kokën e duke bërë me gjeste nga mosbesimi çfarë po dëgjonte.

Gara për titull në kampionatin e Arabisë Saudite, Saudi Pro League, është duke e nxehur dhe për superyllin portugez e enjtja mbrëma ishte një natë bezdisëse.

Skuadra e Ronaldos pësoi gol në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes dhe e humbi kryesimin në tabelën e kampionatit saudit si pasojë.

Romarinho me një gol të rëndësishëm e bëri dallimin mes dy skuadrave, duke i ndihmuar Al-Ittihadit ta mposhtë Al-Nassarin dhe ta kalojë për një pikë në krye të tabelës.

Megjithëse i ka shënuar tetë gola në shtatë ndeshjet e fundit, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte Al-Nassarit mbrëmë.

Ronaldo e pati një mundësi të mirë nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij përfundoi lart më mbi portën kundërshtare.

Ai ishte i zemëruar me rezultatin dhe këtë e tregoi duke i shkelmuar shishet e ujit rrugës drejt zhveshtores.

Lajme të ngjashme