Pamje: Tifozët arabë e tërbojnë Ronaldon, i brohorisin “Messi, Messi, Messi”
Tifozët arabë e kanë tallur dhe thumbuar Cristiano Ronaldon, gjatë disfatës së skuadrës së tij Al Nassr 1:0 kundër rivalit Al-Ittihad të enjten, duke e brohoritur emrin e Lionel Messit për inat të tij.
Gara për titull në kampionatin e Arabisë Saudite, Saudi Pro League, është duke e nxehur dhe për superyllin portugez e enjtja mbrëma ishte një natë bezdisëse.
Skuadra e Ronaldos pësoi gol në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes dhe e humbi kryesimin në tabelën e kampionatit saudit si pasojë.
Romarinho me një gol të rëndësishëm e bëri dallimin mes dy skuadrave, duke i ndihmuar Al-Ittihadit ta mposhtë Al-Nassarin dhe ta kalojë për një pikë në krye të tabelës.
The entire stadium chanting Messi’s name. It’s kind of sad, even in Saudi Arabia Ronaldo cannot escape his shadow. pic.twitter.com/Svtoxcka3m
— MC (@CrewsMat10) March 9, 2023
Megjithëse i ka shënuar tetë gola në shtatë ndeshjet e fundit, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte Al-Nassarit mbrëmë.
Ronaldo e pati një mundësi të mirë nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij përfundoi lart më mbi portën kundërshtare.
Ai ishte i zemëruar me rezultatin dhe këtë e tregoi duke i shkelmuar shishet e ujit rrugës drejt zhveshtores.
Tifozët brenda stadiumit, jo për herë të parë këtë sezon, nuk humbën kohë për ta tallur 38-vjeçarin, duke ia kujtuar emrin e rivalit të tij të përbetuar Lionel Messi.
“Messi, Messi, Messi”, ishin brohoritjet e tifozëve arabë derisa Ronaldo po ecte në fushë drejt tunelit.
Unlucky Free kick by Cristiano Ronaldo 🥺🥺🙂 #CristianoRonaldo𓃵 #AlNassr #HuzaifaShahidOfficial pic.twitter.com/XlNn3Oybqk
— Huzaifa_Shahid_Official (@Freakinhuzaifa2) March 9, 2023