Pamje: Kameramani portugez tallet me Cristiano Ronaldon - NACIONALE

Pamje: Kameramani portugez tallet me Cristiano Ronaldon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo u fokusua nga kamerat gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve kur Ricardinho po fliste për nevojën që lojtarët e vjetër të hapin rrugë për gjeneratën e re në Kombëtaren e Portugalisë.

Kamerat e një televizioni portugez u përqendruan në Ronaldon tamam kur legjenda e futsallit portugez Ricardinho po thoshe se lojtarët e vjetër duhet të largohen për t’i lejuar yjet e reja të lulëzojnë në kombëtare.

Ai tha gjatë ceremonisë së Federatës së Futbollit të Portugalisë “Quinas de Ouro” se vetë e kishte bërë një gjë të tillë për hir të të rinjve.

“Unë u largova nga ekipi kombëtar në mënyrë që gjenerata e re të vinte dhe sot jam i sigurt se ai ishte vendimi i duhur”, tha Ricardinho.

Ronaldo pritej të konfirmonte se Kupa e Botës 2022 do të ishte turne u fundit i madh për të me ekipin kombëtar portugez.

Megjithatë, ai ka njoftuar se ka për qëllim të luajë edhe në Kampionatin Evropian 2024 pas dy viteve, kur do t’i ketë mbushur plot 39 vjet.

“Jam në një ekip kombëtar me shumë lojtarë të rinj që kanë të ardhme të jashtëzakonshme”, tha Ronaldo ditë më parë.

“Natyrisht, dua të jem pjesë e tij, në Kupën e Botës dhe në Euro po ashtu, mund ta pranoj se jam gati për këtë. Jam i lumtur. E pranoj se më mungon ndjesia e fitimit të një çmimi”.

Sulmuesi i Manchester Unitedit – fitues i pesë topave të artë – pritet të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve gjatë këtij muaji, kundër Republikës së Çekisë dhe kundër Spanjës.

Lajme të ngjashme